I nisur për fushatë elektorale 14 vite më parë, aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, sot është në gjendje skandaloze.

I cilësuar si një nga investimet më të rëndësishme, i cili do të shkurtonte një distancë të konsiderueshme të juglindjes me kryeqytetin dhe portin e Durrësit, aksi Qukës – Qafë Plloçë vazhdon të endet rrugëve.

Segmenti Qukës – Ura e Fanjës rreth 3 km është bërë e pakalueshme duke vështirësuar jetën e disa mijëra banorëve.

E nisur në vitin 2009 nga qeveria e asaj kohe, disa herë është ndërhyrë në projektin, i cili tashmë kap vlerën totale të investimit në 255.8 milionë dollarë. Teksa rruga ishte parashikuar të mbaronte në fillim të vitit 2018, banorët me të drejtë nuk besojnë në afatin e vendosur së fundmi, ku parashikohet që rruga të mbarojë në fund të vitit 2025.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA