Kongresi i PS, Spiropali-opozitës: Filozofia e bllokimit në krah të kundërt me vullnetin e shqiptarëve

08/12/2023 11:37

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali hapi Kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, i cili ka mbledhur socialistët këtë të premte.

Edhe në këtë ditë të rëndësishme për socialistët, ajo nuk i kurseu kritikat ndaj opozitës. Lidhur me tensionet në seancat e fundit plenare, ajo u shpreh se ata ndezin zjarr në Kuvend, kurse socialistët ndezin dritat nga Shkodra në Sarandë.

“Ky është dallimi kryesor me kundërshtarët tanë që me parlamentin sillen si revolucionarë, një nga, ata ndezin zjarre ne ndërtojmë edhe duke shuar zjarrvëniet e tyre, ne jemi institucion lirie, ata janë instrument i marrjes së lirisë, jemi vite dritë larg e larg po i tmerron ankthi për orën e së vërtetës, të paaftë të ndryshojnë, filozofia e tyre e bllokimit shkon në krah të kundërt me vullnetin e shqiptarëve, ata e kurdisin sahatin me akrepat e ‘97, ankthet e tyre, ata ndezin zjarr, ne ndezim dritat nga Shkodra në Sarandë. Ne shkojmë optimistë, ata kanë humbur edhe shpresën vetjake. Sfida jonë është tërësi betejash të përditshme, kjo sfidë kërkon reformimin tonë në parti dhe qeveri e administratë, asgjë nuk është e pandryshueshme dhe fitoret tona, vetëm se kundërshtarët tanë dinë vetëm të humbasin, suksesi ynë është mjet, për të luftuar me abuzuesit me çdo mjet dhe nivel”, tha Spiropali.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha se PS është bërë e pathyeshme, krenare dhe të jetë besnike ndaj Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

“I dha fjalën Edi Rama këtij Kongresi dhe PS-së në fillimet e opozitës në 2005 se e para do jetë puna për të organizuar një PS të fortë të pathyeshme e krenare, te jetë besnike e Shqipërisë dhe qytetareve. Një parti të mirë ogranizuar në çdo qelizë të saj, që i përkulet çdo halli dhe ballafaqon çdo sfidë, ia kemi dalë të jemi shumë të fortë dhe çdo betejë elektorale nën drejtimin e Edi Ramës. Duke dëshmuar se jemi të fortë jo se ata janë të dobët, por ata janë shumë të dobët, se ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë. Në emrin tuaj të deklaroj të hapur këtë kongres, ne do të pasqyrojmë si ia kemi dalë për fjalën e dhënë, do flasim për drejtësinë, ekonomikë, sigurinë, politikat europiane, dhe për PS si do i japim asaj më shumë forcë. PS tashmë është bërë e rëndësishme jo vetëm në rajon por edhe në të majtën europiane”, u shpreh Klosi.

Top Channel