Kongresi i PS, Braçe: “21 Janari”, pushkatim pa gjyq në mes të bulevardit

08/12/2023 12:40

Deputeti socialist, Erion Braçe rikujtoi “21 janarin”, ndërsa ishte pjesë e panelit “Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit: Legjislacioni, Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Inteligjenca Artificiale” në Kongresin e PS.

Ai theksoi se nuk kishte një hetim efektiv nga ana e institucioneve shqiptare, ndërsa ngjarjen e konsideroi pushkatim pa gjyq në mes të bulevardit.

Specialistët e hetimit kontrolluan zonën dhe morën 500 gëzhoja së bashku me 12 plumba, prokurorët urdhëruan të jepnin kopje dhe si përgjigje garda deklaroi se komunikimet nuk ishin regjistruar, hetimi nuk mund të konsiderohet efektiv, në 21, 22 për 12 vite me radhë edhe dje më thuhej përmbahuni, përse duhet të përmbahem, forca vdekje prurëse, përdorimi i asaj me dashje është monopol i shtetit, por në kushte të ligjshme, është vrasje pushkatim pa gjyq në mes të bulevardit ka ndodhur. Konventa e të drejtave të njeriut shprehet qartë, ata nuk kanë qenë përdorues të armëve të zjarrit. Gjaku nuk është ujë, nuk bëhet ujë, duhet të bëhet drejtësi”, tha Braçe.

Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se tashmë socialist ndihen më të lehtësuar pas vendimit të Strasburgut për “21 janarin”.

“Për çdo njeri të lirë drejtësia për 21 janarin është provë themeli për të mbrojtur vlerat e civilizimit dhe demokracisë. Për ne socialistët, 21 Janari është plagë dhimbje, por në këtë kongres ndjehemi pak të lehtësuar pasi vendimi i Gjykatës së Strasburgut më në fund i ka hapur rrugë drejtësisë. Vendimi i gjykatës evropiane, dëshmon më shumë se kurrë se drejtësia asnjëherë nuk e lë në harresë të drejtën. Jo më kot paneli nis me drejtësinë, pasi te drejtësia e ka zanafillën krijimi i shtetit. Votën e 2013, e faktuam përmes një përpjekje të madhe, për t’i dhënë vendit drejtësia, që nuk e ka pasur që nga 1912”, tha Manja.

Pjesë e panelit ishin edhe Bledar Çuçi dhe Majlinda Dhuka.

Top Channel