Zyrtare/ Zero gola, Vllaznia ndahet me sulmuesin 25-vjeçar

07/12/2023 16:59

Vllaznia ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit Darko Dodev. Klubi kuqeblu dhe 25-vjeçari kanë ndërprerë me dakordësi bashkëpunimin, vetëm pak muaj pasi lojtari nga Maqedonia e Veriut kishte zbarkuar në Shkodër.

Dodev u aktivizua në 9 ndeshje në kampionat këtë edicion me Vllazninë, por vetëm një prej tyre e luajti si titullar. Duke mos lënë gjurmë me fanellën e 9 herë kampionëve të Shqipërisë.

6 muaj më herët, Dodev firmosi një kontratë 3-vjeçare me klubin e Superiores. Megjithatë, forma e treguar dhe rezultatet larg pritshmërive shtynë palët që të marrin vendimin e një divorci të parakohshëm.

Te Vllaznia duket se kanë nisur punën për merkaton e dimrit, ku fillimisht do të largojë lojtarët që nuk i cilëson më pjesë të projektit, për t’u përforcuar më pas në repartet ku do të kërkojë ndërhyrje trajneri Qatip Osmani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA