Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm Mexhin Picarin, i cili vrau ish-dhëndrin, Kudret Saliajt, para ambienteve të gjykatës në qershor të vitit 2021, ndërsa vajzën e tij e ka dënuar me vetëm 4 vite e gjashtë muaj burg.
Vajza e tij, gjithashtu ish-gruaja e viktimës, Dhurata Saliajn, akuzohet si bashkëpunëtore në krim.
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, vendosi deklarimin fajtor për Picarin, me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasja për shkak te marrëdhënieve familjare”, 30 vite burg për veprën penale për veprën penale “Vrasja e funksionareve publike” dhe 5 vite heqje lirie për veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërsa për Dhurata Salajn nga 30 vite burg që Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur, ajo do të dënohet me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Armën e krimit, Picari e mori nga çanta e vajzës dhe më pas shkuan në lokalin ku ishte ulur viktima. Në tavolinë me viktimën ishte avokati i çështjes, Adriatik Cama, i cili mbeti i plagosur. Autori dhe vajza e tij, kanë qenë në lokal në pritje të seancës gjyqësore.
Picari, pas 20 minutash, është çuar dhe ka qëlluar ndaj ish-dhëndrit të tij, Kudret Saliaj, por ka lënë të plagosur edhe ish-prokurorin Adriatik Cama, i cili mori një plumb në pjesën e djathtë të kraharorit.
Ai u qëllua nga ish-vjehrri i ti pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Vrasja ndodhi vetëm pak minuta përpara seancës gjyqësore që ai kishte me ish bashkëshorten e tij, pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me cilin nga prindërit donte të rrinte.
Top Channel