Shtyhet për në datën 14 dhjetor seanca paraprake ndaj 4 te miturve të cilët po gjykohen për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre, disa muaj më parë në Gramsh.

Ndaj te miturve rendojnë akuza të renda si “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” e 15-vjeçarit Fatjon Bici, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë” e të miturit M.L.

Seanca është shtyrë pasi i mituri i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje nuk ka marrë njoftimin për t’u paraqitur bashkë me përfaqësuesin e tij ligjor. Në këtë proces të miturit në konflikt me ligjin përfaqësohen nga avokate kryesisht të caktuar nga gjykata, pasi familjet e tyre e kanë të pamundur të paguajnë një përfaqësues ligjor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA