Tensione sërish në sallën e Kuvendit. Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën e Republikës, e cila është vendosur në gatishmëri për të siguruar mbajtjen e rregullit gjatë seancës së sotme në Kuvend, ku pritet të miratohet nen për nen buxheti për vitin 2024.

Teksa deputetët tentuan që të mbledhin karriget në mes të sallës së Kuvendit, ata janë penguar nga Garda. Sikurse shihet edhe nga pamjet e mësipërme, mbi 40 punonjës të Gardës janë angazhuar për të shmangur kaosin parlamentar që ka shoqëruar legjislativin në çdo seancë gjatë muajit të fundit.

Rithemelimi ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokim të punës në Kuvend, pas përjashtimit me 10 ditë të 6 deputetëve; Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, si protagonistët e tensioneve herën e shkuar për të sabotuar me flakadanë e flakë punën e Kuvendit. Gardistët kanë rrethuar foltoren e Kuvendit rreth 1 orë para nisjes së seancës, për të mos lënë deputetët e Rithemelimit të vijojnë me skenarin e tyre të zakonshëm të përmbysjes së karrigeve, megjithatë pa rezultat.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet Asllan Dogjani teksa debaton ashpër me një punonjës të Gardës, ku i shprehet që të lëshojë karrigen dhe mos ta prekë. Ndërsa disa minuta më pas u formua grumbulli i zakonshëm përballë foltores.

Deputetja Ina Zhupa shprehet se mazhoranca po “voton buxhetin që vjedh qytetarët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA