Qytetarët investonin projekte të pasigurta pas parashikimeve, arrestohet “fallxhorja” së bashku me të bijën në Australi, përfituan me mashtrim 46 mln dollarë Tre persona humbën jetën sipas policisë nga të shtënat me armë zjarri që tronditën kampusin e Universitetit të Nevadas në Las Vegas.
Efektivët shtinë mbi autorin e sulmit, duke e lënë të vrarë. Identiteti i tij, nuk është bërë ende publik. Një nga të plagosurit, është në spital në gjendje kritike për jetën.
“Mund t`ju them se tre nga viktimat janë të konfirmuar të vdekur. Kemi dhe një viktimë të katërt që ka plagë nga armë zjarri, i cili është aktualisht në spitalin Sunrisë në gjendje të rëndë, por të stabilizuar”, tha Kevin McMahill, sherif i zonës.
Të gjithë ndërtesat e universitetit u mbyllën teksa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se Shtëpia e Bardhë është duke e monitoruar situatën. Carolyn Goodman, kryebashkiake e Las Vegasit, e cilësoi ngjarjen “tragjike dhe zemërthyese”, e tha se po lutet për të gjithë personat e prekur prej saj.
Në zhvillimin e hetimeve, policisë lokale i ka ardhur në ndihmë edhe FBI-ja. Deri tani nuk dihet asgjë rreth motivit të të shtënave, e pohuar kjo nga vetë sherifi Kevin McMahill. Presidenti Biden e përshkroi atë të Universditetit të Nevadës si kampusin më të fundit të madh në vend që terrorizohet nga një akt i tmerrshëm i dhunës së armëve.
Top Channel