Rusia u ofron azilkërkuesve “paktin e zi”! ‘Nuk do të deportohen nëse regjistrohen për të luftuar në Ukrainë’

07/12/2023 14:30

Zyrtarët ushtarakë rusë dyshohet se po përpiqen të rekrutojnë emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, të cilët u ndaluan pas mbylljes së pikave kufitare ruso-finlandeze.

Muajin e kaluar, Finlanda bllokoi plotësisht kufirin gati 1,500 km të gjatë që ndan me Rusinë, duke theksuar se vendi ishte “një fluks azilkërkuesish”. Kryeministri finlandez Petteri Orpo tha se Helsinki kishte informacion se autoritetet ruse po dërgonin azilkërkuesit drejt tyre si hakmarrje ndaj Finlandës, për rritjen e bashkëpunimit të mbrojtjes me SHBA-në dhe më pas anëtarësimin në NATO.

Pavarësisht mbylljes së kufijve, Orpo pohoi se kishte akoma më shumë njerëz që shkonin drejt Finlandës. Sipas Shërbimit të BBC në Rusi, zyrtarët rusë thuhet se po ofrojnë të parandalojnë deportimet e emigrantëve nëse pranojnë të luftojnë në Ukrainë.

Një emigrant nga Somalia, i cili kaloi pesë ditë në një qendër paraburgimi në qytetin rus të Lakhdenpokhya, tha se individët me uniformë u ofruan migrantëve një marrëveshje. “Deportimi nga Rusia mund të anulohej, por në këmbim ata duhej të punonin për shtetin”, raportoi Shërbimi i BBC Rusisë. Ai tha se ishin 12 persona që ranë dakord – gjashtë qytetarë somalezë, pesë arab dhe një kuban. 

Top Channel