Dy vjet e gjysmë pas largimit nga Barcelona, Junior Firpo pranon se përvoja e tij me skuadrën e Barçës ishte e vështirë.
Në një intervistë për “Relevo”, mbrojtësi flet për vështirësitë që ka kaluar në ato dy sezone dhe marrëdhënien e tij aspak të mirë me trajnerin Ronald Koeman.
Vendimi për të shkuar te Barça
“Nëse Barcelona, ose Reali i Madridit, Manchester City apo Liverpooli të duan është shumë e vështirë të thuash jo. Pa marrë parasysh sa e di se nuk do të jesh titullar: ishte Jordi Alba, dija që nuk do ta kisha të lehtë.
E dija që nuk do të kisha rëndësinë që pata te ë e Betisit, por do të mësoja. Kam folur shumë për këtë me Lo Celson, kur isha te Betisi.”
Sezoni i tij i dytë në Can Barça
“Kisha një mundësi shumë të mirë për të shkuar tek Interi, por erdhi në jetë fëmija im i dytë, që kishte probleme në mushkëri dhe vendosa të qëndroj në Barcelonë.
Mendoj se Koeman nuk më njihte shumë mirë. Ishte i pari që më tha të qëndroja, por kjo nuk u kthye në minuta më vonë. Më kujtohet një herë kur Jordi Alba u dëmtua dhe ai vendosi Destin në krahun e majtë. Minutat që më dha ishin në të djathtë… Kisha pak. Kam pasur disa ndeshje në të cilat kam luajtur mirë, por nuk më ka dhënë vazhdimësi.”
Reagimi i Koemanit
“Koeman më dha një përgjigje të pasinqertë të cilën ai nuk ishte i sinqertë kur e pyeta se pse nuk po luaja: ai më tha se po ndotja grupin, kështu që nuk e provova më.” /Supersport
Top Channel