Prokuroria pa mëshirë ndaj Pogba, kërkon katër vite pezullim për francezin

07/12/2023 13:17

Paul Pogba rrezikon ta mbyllë karrierën në moshën 30-vjeçare dhe në mënyrën më të shëmtuar.

Prokuroria ka përfunduar hetimet në lidhje me përdorimin e dopingut nga ana e francezit të Juventusit para startit të këtij sezoni dhe kërkon katër vite pezullim.

Në ditët e fundit ishin shtuar zërat se mesfushori do të gjente gjuhën e përbashkët me autoritetet dhe të zbuste në këtë formë masën e pezullimit. Por, plani i Pogba ka marrë tashmë një goditje të fortë me Prokurorinë që është treguar e pamëshirshme në lidhje me këtë rast.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës nga pala mbrojtëse e Pogba, që duhet të veprojë shpejt pasi katër vite janë shumë dhe nëse dënimi konfirmohej atëherë karriera e futbollistit mund të konsiderohet e mbyllur.

Pogba në sezonin e fundit me Juventus vuajti problemet fizike të cilat e lanë jashtë fushave për një kohë të gjatë, duke e shtyrë francezin të konsumonte substancën e “Dhea” e cila ndryshe konsiderohet edhe si hormoni i rinisë./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA