Dy muaj pas shkarkimit historik si udhëheqës i Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi republikan Kevin McCarthy njoftoi të mërkurën se do të japë dorëheqjen në fund të vitit.

Njoftimi shënon fundin e karrierës në Kongres të përfaqësuesit të Kalifornisë, dikur pronar ushqimoreje në Bakersfield i cili ngjiti shkallët e politikës shtetërore dhe kombëtare duke u bërë ndër figurat më të rëndësishme në Uashington përpara se një grup konservatorësh të vijës së ashpër ta shkarkonin atë në muajin tetor.

58-vjeçari McCarthy është i vetmi kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në histori që është shkarkuar.

“Pa marrë parasysh shanset apo kostot personale, ne bëmë gjënë e duhur”, shkroi McCarthy në gazetën “The Wall Street Journal”, duke njoftuar vendimin për largimin nga Kongresi.

“Në këtë frymë unë kam vendosur të largohem nga Dhoma e Përfaqësuesve në fund të këtij viti për t’i shërbyer Amerikës në mënyra të reja”, shkroi ai.

Largimi i tij ngushton edhe më tej shumicën tashmë të vogël të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Javën e kaluar Kongresi votoi për ta përjashtuar ligjvënësin republikan nga Nju Jorku, George Santos, ndaj të cilit rëndojnë akuza për korrupsion.

McCarthy u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në janar të vitit 2007 pasi shërbeu në Asamblenë e Kalifornisë, ku shërbeu si udhëheqës i pakicës. /VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA