IDF: Dy zyrtarë të lartë të inteligjencës së Hamasit janë vrarë

07/12/2023 21:00

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftoi se ka vrarë dy zyrtarë të inteligjencës në grupin militant Hamas.

Zëdhënësi Daniel Hagari tha se avionët luftarakë të IDF, të drejtuar nga ushtria dhe shërbimi i sigurisë izraelite, vranë zyrtarin e lartë të inteligjencës ushtarake Abd Elaziz Rantisi dhe Ahmed Ayyoush, një anëtar i “sistemit të zbulimit” të Hamasit.

Hagari shtoi se Rantisi ishte përgjegjës për “të gjitha vëzhgimet e Hamasit” dhe ndihmoi në planifikimin e sulmeve të 7 tetorit.

Top Channel