Tre fituesit për vendet vakante në SPAK janë Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani.
Intervistat e tetë kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme nisën në orën 9.00 me intervale kohore çdo 30 minuta, ndërsa u shpallën fitues tre prej tyre.
Ata ishin: Ols Dado, Anita Jella, Ndini Tavani, Bledar Maksuti, Kreshnik Ajazi, Pali Deçolli, Albert Kuliçi dhe Sonila Muhametaj.
Lista me tre kandidaturat do t’i përcillet SPAK për kontroll pasurie dhe figure.
Ambasada e SHBA në Tiranë ndoqi nga afër intervistat dhe vlerësimet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për kandidatët që aplikojnë për tre vendet e fundit vakante në Prokurorinë ePosaçme Antikorrupsion.
Ajo theksoi se ky proces duhet të çojë në përzgjedhjen e prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për ta mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbron sundimin e ligjit. SPAK mbetet një pjesë kritike e asaj përpjekjeje”, thekson ambasada amerikane.
Top Channel