Foto/ Këto janë foshnjat që i mbijetuan sulmeve izraelite në spitalin e Gazas, u evakuuan në Kajro

07/12/2023 08:40

Disa foshnja të lindura para kohe në spitalin më të madh të Gazës u evakuuan në Egjipt në fund të nëntorit, ndërsa ushtria izraelite kreu një bastisje në al-Shifa.

Ndërsa 28 të porsalindur u evakuuan, mjekët në al-Shifa thanë se disa foshnja të tjera vdiqën pasi inkubatorët e spitalit nuk funksiononin për shkak të mungesës së karburantit.

Më poshtë janë fotografitë e foshnjave që u shpëtuan dhe po qëndrojnë në spitalin e ri administrativ në qytetin egjiptian, Kajro.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel