Superylli portorikan Daddy Yankee ka njoftuar se do të heqë dorë nga muzika për t’ia kushtuar jetën fesë.
Ylli, i njohur për hitet e top-listave në Mbretërinë e Bashkuar si “Despacito” dhe “Gasolina”, ua zbuloi lajmin fansave në shfaqjen e fundit të turneut të tij botëror La Última Vuelta (Hera e Fundit).
“Të jetosh një jetë të suksesshme nuk është njësoj si të jetosh një jetë me qëllim”, tha reperi 46-vjeçar para pblikut.
“Për një kohë të gjatë u përpoqa të mbushja një zbrazëti…që askush nuk mund ta mbushte”, shtoi ai, duke thënë se besimi e kishte shpëtuar. “Kjo është arsyeja pse sonte njoha dhe nuk kam turp t’i them botës se Jezusi jeton në mua dhe se unë do të jetoj për të.”
Yankee, i lindur si Ramón Luis Ayala Rodríguez, ka qenë një nga ambasadorët më të mëdhenj të zhanreve, duke shënuar hite ndërkombëtare me hite sensuale si “Barrio Fino”, “Con Calma” dhe “Rompe”.
Pasi publikoi albumin e tij të parë solo në vitin 1995, ai u bë artisti latin më i shitur i viteve 2000 dhe bashkëpunoi me të gjithë, nga Justin Bieber te Snoop Dogg, Janet Jackson dhe Jonas Brothers.
Top Channel