Bie pas 111 vitesh! Skuadra e Pele dhe Neymar në krizë, zbret një kategori më poshtë

07/12/2023 12:08

Për herë të parë në historinë e saj 111-vjeçare, klubi brazilian i Santos do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Dytë.

Santos nuk mundi të fitonte në ndeshjen e fundit të kampionatit duke u mposhtur në shtëpi nga Fortaleza me rezultatin 2-1. K[shtu nj[ nd[r ekipet m[ t[ m[dha braziliane e mbylli kampionatin në vendin e 17 me vetëm 43 pikë dhe nuk ia dolën të shmangnin rënien një kategori më poshtë.

Santos është një nga klubet më legjendare të Brazilit, teksa me këtë skuadër janë aktivizuar edhe emra të mëdhenj si Pele, Neymar, Robinho apo së fundmi Rodrygo që aktualisht është pjesë e Real Madrid. Tashmë, rekordin si skuadrat e vetme që nuk kanë rënë më parë nga kategoria e ruajnë Sao Paolo dhe Flamengo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA