Një apartament u përfshi nga flakët, këtë të enjte, në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit. Rreth orës 12:30, zjarri ra në pajisjen e gatimit të apartamentit që ndodhet në katin e tretë të një pallati 7-katësh.

Paraprakisht, nuk raportohet për të lënduar, po vetëm dëme materiale në banesë.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë shpejt me t’u njoftuar për zjarrin, duke shmangur kështu dhe përhapjen e mëtejshme të tij në apartamentet e tjera të godinës së banimit.

Top Channel