Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar kërkesat e qytetarëve serbë që kanë kërkuar të autorizohen si grup nismëtar për të nisur procedurat për peticionin për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore.

KQZ ka udhëzuar parashtruesit e kërkesës të dorëzojnë kërkesën e tyre te Kryesuesi i Kuvendit Komunal përkatës.

“Mund t’iu konfirmoj se shkresat të cilat i kemi pranuar më 5 dhjetor përmes e-mailit, janë shqyrtuar dhe u kemi kthyer përgjigje, me anë të të cilave i kemi njoftuar se sipas akteve nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo çështje duhet të adresohet tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse, andaj i kemi udhëzuar që kërkesat e dorëzuara në KQZ t’i adresojnë tek autoriteti kompetent”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Më 23 prill kryetarët shqiptarë u zgjodhën nga një numër i ulët i votuesve pasi serbët nuk morën pjesë në votim, që nga ajo kohë ka pasur trazira në katër komunat veriore të Kosovës.

Top Channel