Foto Ilustruese

Një sherr ku janë përfshirë katër persona ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Konflikti për motive të dobëta siç thotë policia, ka ndodhur mes katër personave, ku dy vëllezër kanë plagosur dhe kërcënuar dy vëllezër të tjerë.

Dy vëllezërit  S. P., 20 vjeç dhe K. P., 22 vjeç po ndiqen penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Dy të tjerët, J. H., 20 vjeç dhe K. H., 22 vjeç (vëllezër), janë shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij konflikti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA