26/12 20:57
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka pranuar se do të dëshironte që Messi të merrte pjesë në edicionet e ardhshme të Kupës së Botës.
“Shpresoj që Messi të luajë në Botërorin e ardhshëm, atë pas këtij edicioni dhe në 2034. Për aq kohë sa të dojë”, tha italo-zvicerani, duke folur për DSports.
Duhet theksuar se së fundmi, sulmuesi 36-vjeçar i Inter Miamit ka rrëfyer se nuk ka dashur të mendojë për të ardhmen, pasi nuk e ka vendosur ende nëse do të jetë i pranishëm në Botërorin 2026, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Top Channel