Pas refuzimit të një ditë më parë, kryesuesit e Kuvendeve Komunale të katër komunave veriore të Kosovës po presin kërkesat zyrtare për fillimin e procedurave për organizimin e peticionit për shkarkimin e kryetarëve të Leposaviçit, Zubin Potokut, Zvecanit e Mitrovicës së Veriut. 

Gjatë paradites së të mërkurës pranë komunës së Mitrovicës së Veriut nuk ka shkuar asnjë kërkesë nga qytetarët e as organizatat që morën përsipër mbledhjen e nënshkrimeve një ditë më herët.

Sipas kryesuesit të kuvendit të Mitrovicës së Veriut, të martën nuk kanë pranuar kërkesë zyrtare.

“Ajo kërkesë nuk e ka përmend peticionin, juridikisht nuk i kanë kryer obligime sipas udhëzimit administrativ”– tha Nexhat Uglani, kryesues i kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut.

Por, sipas Udhëzimit Administrativ për shkarkimin e kryetarëve me peticion, organizatorët që duan të autorizohen si grupi nisnëtar për mbledhjen e nënshkrimeve kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve katër email me kërkesën, një prej të cilave nuk kishte formularin e nevojshëm.

Organizatorët fillimisht duhet të dorëzojnë në Kuvend Komunal kërkesën për autorizim e të presin pesë ditë për përgjigje, nëse refuzohen, përmes KQZ-së mund të autorizohen e pastaj të nisin procedurat për lokacionin, numrin e nevojshëm të nënshkrimeve për të cilat ka kohë 30 ditë për t’u mbledhur.

Më 23 prill kryetarët shqiptarë u zgjodhën nga një numër i ulët i votuesve, pasi serbët nuk morën pjesë në votim. Që nga ajo kohë ka pasur trazira në katër komunat veriore të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA