Kritikat publike të Emmanuel Macron ndaj strategjisë së Izraelit në Gaza, po interpretohen si largim i presidentit francez nga vija e përbashkët europiane.

Shefi i Elizesë paralajmëroi më herët se synimi i shtetit hebre për të shkatërruar Hamasin, mund të nxisë vite të tëra lufte.

“Mendoj se jemi në një pikë ku autoritetet izraelite do të duhet ta përcaktojnë më qartë objektivin e tyre përfundimtar. Çfarë do të thotë shkatërrim total i Hamasit, a është ai vërtet i mundur? Edhe sikur të ishte e mundur, lufta do të zgjaste 10 vjet. Dhe nuk mendoj se dikush mund ta përcaktojë seriozisht këtë objektiv, kështu që ky synim duhet të sqarohet”, u shpreh Macron.

Macroni vetë e pohoi gjatë pjesëmarrjes në konferencën botërore të klimës COP28 në Dubai se qëllimi i tij është të arrijë një pushimzjarri të ri midis organizatës terroriste Hamas dhe ushtrisë izraelite, i cili më pas duhet të çojë në një armëpushim afatgjatë. Aktualisht, të paktën nga ana e Tel Avivit , nuk janë artikuluar plane për një pushtim të plotë të Gazës dhe administrim të saj. Është e paqartë se kush do ta marrë këtë detyrë pas përfundimit të luftës.

Por analistët europianë thonë se me komentet e tij presidenti francez largohet nga qëndrimi i përbashkët zyrtar i BE-së, për të cilin u ra dakord në samitin e fundit në fund të tetorit. Krerët e shteteve dhe të qeverive bënë thirrje për “armëpushime” të shkurtra për të liruar pengjet dhe për të siguruar furnizime për popullsinë. Për armëpushim nuk u fol, sepse ata nuk donin të bënin shumë presion mbi Izraelin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA