BE-ja akordon 50 milionë euro për sigurinë në Detin e Zi, Ursula von der Leyen: Duhet të përshpejtojmë ngritjen e qendrës së përbashkët 10/11 14:52
Forcat izraelite kryen një bastisje gjatë natës në qytetin Jenin dhe kampin e tij të refugjatëve në Bregun Perëndimor të pushtuar ditën e djeshme.
Automjetet ushtarake sulmuan qytetin në ofensivën e fundit të Izraelit në rajon, e cila është një përshkallëzim i dhunës që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.
Sipas Sky News një mjek deklaroi se trupat po bllokonin ambulancat. “Kemi një grua shtatzënë, por po na ndalojnë forcat pushtuese”, tha ai.
Mbeturinat u shpërndanë nëpër rrugë pas bastisjes dhe një apartament mbeti i dëmtuar. Ende nuk dihen më tepër detaje në lidhje me vijimin e sulmeve që forcat izraelite po bëjnë.
Top Channel