“Askund nuk është e sigurt”/ UNRWA: Rripi i Gazës, një nga vendet më të rrezikshme në botë!

06/12/2023 13:13

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë ka paralajmëruar se situata në Gaza po përkeqësohet minutë pas minute me një valë të re refugjatësh nga jugu të zhvendosur për shkak të bombardimeve izraelite.

“Nuk ka zonë ‘të sigurt’, i gjithë Rripi i Gazës është bërë një nga vendet më të rrezikshme në botë. Nuk ka ku të shkohet pasi strehimoret, përfshirë @UNRËA, janë të tejmbushura”- tha organi i OKB-së në X.

Organizata humanitare Médecins Sans Frontières, Mjekët pa Kufij, bëri thirrje për një fund të menjëhershëm të “sulmeve pa dallim dhe të pamëshirshëm” në Gaza.

Zhvendosja e dhunshme duhet të ndalet tani. Sulmet ndaj spitaleve dhe personelit mjekësor duhet të ndalen tani. Kufizimet e ndihmës dhe rrethimi duhet të ndalen tani”- thonë ata.

Top Channel