AMA, gjobë 2 milionë lekë për TIBO-n! Vodhi programe televizive në mënyrë të përsëritur

06/12/2023 19:41

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur sot që të lërë në fuqi penalizimin më platformën televizive TIBO, të akuzuar nga shumë operatorë televizive për vjedhje të programeve.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive refuzoi ankimin e TIBO-s, e cila ishte dënuar më 2 nëntor me 2 milionë lekë gjobë dhe urdhëroi që TIBO të ndërpresë menjëherë transmetimin e programeve pa të drejtë transmetimi.

Nga 7 anëtarët e bordit, vetëm dy prej tyre dolën kundër dhe ata janë Besian Zogaj dhe Jetmir Halilaj. 5 anëtarët e tjerë kanë votuar për të lënë në fuqi masat administrative ndaj kësaj platforme, e cila ka një historik shumë problematik me shkeljen e ligjit dhe vjedhjen e programeve dhe prodhimeve të operatorëve të tjerë televizivë.

Dy votat kundër vijnë pavarësisht se të gjithë në AMA e dinë dhe e njohin TIBO-n si një platformë, e cila piraton hapur dhe me shkeljen e ligjit, i rrezikohet edhe licensa e operimit. Nga një monitorim vetëm dy ditor, TIBO ka rezultuar se ka transmetuar pa asnjë të drejtë programet ekskluzive të platformave të tjera televizive.

Kjo nuk është hera e parë. AMA shpesh herë pa marrë masa penalizuese ndaj TIBO-s, e cila ka piratuar në mënyrë të vazhdueshme duke vjedhur transmetime për të cilat nuk ka ekskluzivitetin si kampionatet europiane të futbollit, por edhe transmetime e prodhime të televizioneve të tjera sikurse është edhe “Big Brother Albania” prodhuar nga Top Media.

Top Channel