Zyrtarët e lartë të OKB-së paralajmërojnë situatë “apokaliptike” në Gaza

05/12/2023 10:05

Zyrtarët e lartë në Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një situatë “apokaliptike” në Gazën e shkatërruar nga lufta, ku “nuk ka vend të sigurt për të shkuar” për civilët, pasi lufta e Izraelit me Hamasin përhapet në jug, ku shumë prej tyre kishin kërkuar më parë strehim.

“Sa herë që mendojmë se gjërat nuk mund të bëhen më apokaliptike në Gaza, ato ndodhin,” tha Martin Griffiths, zyrtari më i lartë i ndihmës emergjente të OKB-së.“Njerëzit janë urdhëruar të lëvizin përsëri, me pak për të mbijetuar, të detyruar të bëjnë një zgjedhje të pamundur pas tjetrës. Një mospërfillje e tillë flagrante për njerëzit e thjeshtë duhet të ndalet”-shtoi ai.

Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë, theksoi se numri i civilëve që po vriten në Gaza “po rritet me shpejtësi”.

Të paktën 15,899 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori, duke përfshirë më shumë se 375 në 24 orët e mëparshme, tha një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA