Ljupço Palevski – Pallço, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçare Vanja Gjorçevskës, është vënë në pranga në Turqi.

Palevski është i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska si dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

Sonte është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi, sipas Alsat. Ndërkohë, në Gjykatën Penale janë sjellë edhe të dyshuarit e tjerë, ku gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë për propozimin e prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit.

E mitura rezultonte e zhdukur që prej 27 nëntorit, pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë. Trupi i pajetë u gjet të dielën.

Dyshohet se i përfshirë është edhe babai i saj, i cili ka informuar anëtarët tjerë për kohën kur ka dalë vajza nga shtëpia dhe lëvizjen e saj drejt shkollës.

Sipas organeve policore dhe prokurorisë, deri tani motivi për kryerjen e vrasjeve besohet të jetë “përfitimi material“. Forcat e rendit gjetën një automjet të djegur, tip “Citroen”, ku pas ekspertizës janë gjetur prova materiale për përfshirjen e personave të ndaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA