Juventusi i këtij sezoni është duke i dhënë një shans më shumë të rinjve dhe një nga talentët me më shumë pritshmëri në shtëpinë bardhezi është turku Kenan Yildiz.
Trajneri Massimiliano Allegri i ka dhuruar disa minuta në ndeshjet e Serie A ndërsa lojtari i datëlindjes 2005 ka fituar edhe grumbullimin me kombëtaren e Turqisë, madje duke gjetur edhe rrugën e rrjetës.
Para pak kohësh, torinezët i rinovuan kontratën deri në vitin 2027, megjithatë ofertat dhe interesi nga klubet e tjera europiane nuk ndalet. Sipas mediave italiane, Arsenal pritet të bëjë një ofertë zyrtare për Yildiz në merkaton e janarit. Juventus mund të lëkundet nëse anglezët i ofrojnë një shifër mes 35-40 milionë euro dhe ta lejojnë fantazistin të largohet me destinacion Premier Leaguen.
Kujtojmë se në verë për Yildiz pati disa oferta zyrtare nga klubet turke si Fenerbahce, Besiktas dhe Galatasaray që ofruan deri në 12 milionë euro. Por, Juventus refuzoi, po ashtu edhe vetë Yildiz që kërkon të aktivizohet në një kampionat prestigjioz dhe Premier League mund të jetë mundësia ideale për talentin 18-vjeçar./ Super Sport
Top Channel