Shefi i OKB-së: Askund nuk është e sigurt për njerëzit e evakuuar nga Gaza

05/12/2023 07:19

Banorët e Gazës të urdhëruar të evakuohen nuk kanë një vend të sigurt për të shkuar në enklavë, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, teksa u bëri thirrje forcave izraelite të kursejnë civilët nga më shumë vuajtje.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit u kanë thënë civilëve që të largohen nga zona të mëdha të rripit, duke përfshirë disa lagje në jug, pasi rifilloi ofensivën e saj ushtarake gjatë fundjavës.

“Njerëzit e urdhëruar të evakuohen, nuk kanë asnjë vend të sigurt për të shkuar dhe shumë pak për të mbijetuar, tha Guterres në një deklaratë të lëshuar nga Stéphane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm.

Shefi i OKB-së u shpreh jashtëzakonisht i alarmuar nga rifillimi i armiqësive midis Izraelit, Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura palestineze në Gaza. Ai u bëri thirrje forcave izraelite të shmangin veprimet që do të përkeqësonin “situatën katastrofike humanitare”.

Civilët – duke përfshirë punonjësit e shëndetësisë, gazetarët dhe personelin e OKB-së – dhe infrastruktura civile duhet të mbrohen në çdo kohë”, thuhet në deklaratë.

Guterres tha gjithashtu se ishte shumë i shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke përfshirë një numër të madh vdekjesh dhe arrestimesh, intensifikimin e operacioneve të sigurisë izraelite, dhunën e kolonëve, dhe sulmet nga palestinezët ndaj izraelitëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA