Një 71-vjeçar me detyre drejtues teknik në kompaninë e përpunimit të hidrokarbureve në Elbasan është arrestuar.
Mbi të rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të sigurisë në punë”.
Një ditë më parë në këtë kompani është plagosur një 45-vjeçar i cili ishte duke punuar në një strukture metalike dhe është rrezuar. 45-vjeçari vazhdon të jetë në spital nën kujdesin mjekësor.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për shtetasin F. M., 45 vjeç, që ishte paraqitur në spital, për të marrë mjekim, pasi ishte rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që kishte qenë duke punuar në një firmë për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin F.P., 71 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në firmën e hidrokarbureve në të cilën ishte punësuar shtetasi F. M., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel