Gjatë ditës së sotme u raportua nga ministri palestinez i shëndetësisë se në Gaza kanë humbur jetën 15,900 palestinezë, megjithëse Hamasi thotë se shifra është më e lartë.
Sipas tyre janë të paktën 16,248 palestinezë të vrarë nga forcat izraelite, që prej nisjes së sulmeve më 7 tetor. Shifra që ministri palestinez i shëndetësisë në Ramallah raportoi kishte një diferencë prej të paktën 300 viktimash.
Ndër të tjera shtohet se shifra e fundit përfshinte 7,112 fëmijë dhe 4,885 gra, që kanë ndërruar jetë. Shtohet gjithashtu se të paktën 43,616 palestinezë janë plagosur dhe rreth 7,600 janë të zhdukur.
Ndërkohë që nga sulmet e Izraelit më 7 tetor, në shënjestër kanë qenë edhe qendrat shëndetësore, në të cilat IDF-ja pretendonte se fshiheshin militantët e Hamasit.
Si pasojë e këtyre sulmeve në këto qendra spitalore kanë mbetur të vrarë edhe 250 punonjës palestinezë të shëndetësisë.
Top Channel