Ministrja e Jashtme gjermane: Europa s’duhet të ketë zona gri!

05/12/2023 09:36

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka deklaruar se Gjermania po koordinon bashkëpunimin me Slloveninë në fushën e sigurisë, reformave të brendshme dhe zgjerimit të Bashkimit të Evropian.

Përmes një deklarate për mediet para nisjes së saj për në Lubjanë, Baerbock tha se me afrimin e krizave dhe konflikteve, ne kemi nevojë për një BE që do të veprojë shpejt dhe me vendosmëri.

“Në një botë në të cilën krizat dhe konfliktet po afrohen në fqinjësinë e afërt të Evropës, ne kemi nevojë për një Bashkim Evropian që do të veprojë shpejt dhe me vendosmëri. Gjermania dhe Sllovenia janë të bashkuar në synimin për të forcuar Evropën tonë të përbashkët, duke e bërë atë të përshtatshme për të ardhmen dhe duke përfshirë në mesin tonë vendet e Ballkanit Perëndimor. Për ne, një Bashkimi Evropian i fortë, si NATO, është një politikë e pazëvendësueshme e sigurimit të jetës në kohë të pasigurta”, tha shefja e diplomacisë gjermane.

Politikania e gjelbër u shpreh më tej se “Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin plotësisht Bashkimit Evropian. Kjo nuk është një frazë boshe, por për interesat tona të sigurisë – në Lubjanë, në Berlin dhe në mbarë Evropën. Kjo kërkon reformat e nevojshme në vendet që duan të bëhen pjesë e familjes evropiane. Por BE-ja duhet ta mbajë fjalën dhe të ndërmarrë hapat e ardhshëm në procesin e zgjerimit kur të plotësohen kushtet”.

“Duke pasur parasysh imperializmin rus, BE-ja nuk mund të përballojë asnjë zonë gri në mes të Evropës. Së bashku me Slloveninë, ne po punojmë në reformat në BE për të vendosur rrugën për një Union të zgjeruar. Progresi në politikën e zgjerimit dhe reformat e brendshme të BE-së duhet të ecin paralelisht“- tha Baerbock.

Ministrja e Jashtme gjermane i siguroi Sllovenisë mbështetje të plotë gjatë periudhës dyvjeçare si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Këtë detyrë Sllovenia e merr në 1 janar 2024.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA