Marrëveshje për kampe në Ruanda/ Qeveria angleze merr masa pas vendimit të gjykatës

05/12/2023 19:53

Pas dështimit spektakolar të qeverisë në dyert e Gjykatës Supreme britanike, e cila e cilësoi të jashtëligjshëm planin e qeverisë për dërgimin e azilkërkuesve që vijnë me gomone në ishull, dëshpërimi i ekzekutivit është aq i madh se duan me çdo kusht që votuesit britanikë të shohin avionët me emigrantë drejt shtetit afrikan 9 orë larg nga Londra.

Marrëveshja e sotme mes dy qeverive, e nënshkruar në Kigali të Ruandës, është projektuar të anashkalojë apo adresojë çështjet dhe shqetësimet e ngritura në vendimin e Gjykatës Supreme, e cila votojë 5-0 në favor të shpalljes së Raundës, vend jo i sigurt dhe planin e qeverisë si të jashtëligjshëm.

Sipas marrëveshjes, azilkërkuesit nuk do të dërgohen më mbrapsht nga Ruanda në vendet e tyre të origjinës, ku u kërcënohet jeta e tyre, ndërkohe sistemi i azilkërkimit në Ruanda do të forcohet me një organizëm tjetër të apelimit për kërkesat e refuzuara.

Ministri i ri i Brendshëm britanik ka hedhur poshtë spekulimet për 15 milionë stërlina të tjera financime, përveç 140 milionëve të dhena deri më sot shtetit afrikan nga Londra. Sipas analistëve, qeveria konservatore e qendrës së djathtë, e cila ndodhet mbi 20 pikë në sondazhet e opinionit publik pas laburistëve të opozitës, ndodhet nën kërcënimin edhe të partisë së Reformës së babait të Brexit, Nigel Farage, e cila del e treta në sondazhe, duke qenë se do të marrë vota nga konservatorët më shumë.

Qeveria aktuale ka njoftuar edhe disa masa të tjera për të pakësuar emigrimin legal, por të lëna muaj apo një vit para afatit maksimal të mbajtjes së zgjedhjeve pas 13 vitesh qëndrimi në pushtet, këto masa, dukshëm ka pak gjasa të bindin elektoratin britanik që do të duhet të duroje akrobacitë politike të një partie, të cilën kërkojnë ta shohin në opozitë.

Këto masa gjithsesi, sikurse deklaron edhe ish- Ministrja e Brendshme Suela Braverman, e shkarkuar nga Kryeministri Sunak, nuk ka gjasa të japin rezultate deri në ditën e votimeve, ç’ka duket se përbën shqetësimin dhe objektivin primar të konservatorëve britanik në hall elektoral.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA