Forcat e Mbrojtjes së Izraelit shkatërrojnë Gjykatën e Gazës

05/12/2023 19:49

Një gjykatë kryesore në Gaza është shkatërruar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, me anë të shpërthimit të fuqishëm.

Sipas disa mediave izraelite institucioni i drejtësisë u hodh në erë dy ditë më parë, ndërsa vetëm këtë të martë u shpërndanë pamjet nga Sky News.

The Times of Israel shkroi se ndërtesa u rrëzua duke përdorur shpërthime të kontrolluara. Megjithëse të dyja palët janë treguar të kursyer me detajet.

Izraeli ka nisur sulmet intensive më 7 tetor, e që prej asaj dite bombardimet nuk kanë ndalur në Gaza. Në shënjestrën e ushtrisë izraelite kanë qenë edhe spitalet e zonës më të goditur.

Autoritetet izraelite kanë pretenduar se militantët e Hamasit fshihen në bodrumet e qendrave shëndetësore, megjithëse kjo gjë është hedhur poshtë nga këta të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA