Fitoi çmimin “Golden Boy 2023”, Bellingham zbulon idhullin e tij

05/12/2023 09:09

Jude Bellingham mori çmimin “Golden Boy 2023”, në një mbrëmje gala në Torino. Mesfushori i falënderoi të gjithë për çmimin.

“Faleminderit për ftesën dhe çmimin. Është nder të jem këtu sot, ku kanë kaluar kaq shumë legjenda. Jam shumë me fat për gjithçka që kam kaluar. Është e mrekullueshme të dëgjosh reagimet e shkëlqyera të botës ndaj meje.

Për të qenë lojtari më i mirë në botë, nuk duhet vetëm të luash mirë dhe të shënosh gola, duhet të ndihmosh edhe ekipin”.

Anglezi u transferua nga Borussia e Dortmundit te Reali i Madridit gjatë merkatos së verës për rreth 100 milionë euro dhe mund të thuhet se Florentino Pérez nuk është penduar për shumën e shpenzuar për 20-vjeçarin.

“Reali i Madridit është skuadra më e mirë në botë, unë jam shumë mirënjohës dhe kënaqem çdo ditë që kalon, të gjithë lojtarët me të cilët luaj janë të klasit të lartë. Pritshmëritë dhe presioni janë në nivelin më të lartë, si në Madrid ashtu edhe në Angli, por unë jam shumë me fat që luaj futboll. Nëse jo, tani do të studioja në universitet. Falënderoj familjen time që më ka nxitur të luaj këtë sport që kur isha fëmijë, sepse pa futboll nuk do të isha i njëjti”.

Ish-lojtari i Birminghamit u detyrua të zbulonte idhullin e tij më të madh dhe i zgjedhuri ishte një legjendë e Manchester United:

“Unë kam një listë shumë të gjatë idhujsh, por Wayne Rooney kishte një ndikim të madh tek unë.” /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA