Ish-sulmuesi i Milan-it dhe Inter-t, Mario Balotelli ka analizuar së fundmi ndeshjen mes Napoli-t dhe “zikaltërve”.
Balotelli theksoi se ndaj lojtarëve të Napoli-t pati disa ndërhyrje të ashpra, por shtoi se pati emra si Calhanoglu që u shfaqën shumë mirë.
“Sommer ndalon Elmas? Si sulmues do të më shqetësonte nëse portieri do të kishte bërë një goditje të tillë. Goli i Calhanoglu është i shkëlqyer, ai meriton një nëntë të mirë. Do të kisha gjuajtur në shtyllën tjetër jo si Calhanoglu, por ai bëri një gjë shumë të vështirë, duke e kaluar dhe duke e mbajtur topin të ulët në tokë. Është një nga golat më të vështirë të shënuar në këtë kampionat, ai bëri diçka të jashtëzakonshme. Në fillim nuk e mendoja se ish-lojtari i Milanit do të bëhej kaq i rëndësishëm dhe vendimtar te Inter, sinqerisht nuk e prisja. Ai është një nga pesë më të mirët që luajnë në Evropë në atë pozicion. Casemiro, për shembull, nuk është më ai i njëjti. Kimmich i Bayernit është i një niveli më të lartë, ashtu si edhe Gundogan”-tha ai.
Sipas sulmuesit italian, ndërhyrja e Acerbi-t ndaj Osimhen ishte penallti e pastër.
“Ndërhyrja e Acerbit ndaj Osimhen? Nëse nuk më japin një penallti të tillë, do të çmendem, do të çmendem. Prekja është e lehtë, por nuk është në top. Acerbi i shkon me këmbë Osimhen-it, për mua është penallti e pastër nuk e kaloj dot këtë episod!”-deklaroi Balotelli./SuperSport
Top Channel