Alarmi nga Gjermania/ Rrezik për sulm terrorist islamik ne Europën Qendrore

05/12/2023 09:06

Autoritetet gjermane të sigurisë japin alarmin se sidomos pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe ndërhyrjes së ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, kanë vënë re se skena islamike radikale dhe faktin që gatishmëria për dhunë po bëhet edhe më e radikalizuar.

Edhe ata që nuk kanë asnjë lidhje me organizatën terroriste Hamas, por e konsideronin veten anëtarë të të ashtuquajturit Shteti Islamik ose Al Kaedës tashmë pothuajse të harruar, të themeluar nga Osama bin Laden, tani ndjejnë një frymëzim të ri për të luftuar, thonë analistët. Shqetësimi kryesor buron nga fakti që që grupimet  terroriste po përdorin situatën në Lindjen e Mesme për të mobilizuar mbështetësit e tyre dhe për t’i ftuar ata të kryejnë sulme terroriste. Këto organizata i bashkon qëllimi i përbashkët, shkatërrimi i shtetit të Izraelit. Në arsyetimin e ekspertëve gjermanë nëse ata do të ndërmerrnin ndonjë sulm madhor tani do t`u kushtohej një vëmendje shumë më e madhe nga publiku botëror sesa përpara disa muajve.

Konsiderohet se Europa Qendrore nuk kërcënohet vetëm nga organizata të mëdha si Shteti Islamik dhe Al Kaida. Rreziku vjen edhe nga shumë organizata më të vogla që janë shkëputur ose nga individë që mund të negociojnë përmes forumeve të internetit ose rrjeteve sociale.

Sidomos për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, u krijua një përzierje e kërcënimeve terroriste, për shkak të së cilës presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese paralajmëroi se rreziku është “real” dhe “aq i madh sa nuk ka qenë për një kohë të gjatë”. Ai paralajmëroi se veçanërisht të rrezikuara janë grumbullimet e mëdha publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA