“U vra për para”/ Ministri i Brendshëm maqedonas jep detaje tronditëse për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup

04/12/2023 11:56

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka dhënë detaje nga vrasja e 14-vjeçares nga Shkupi dhe 74-vjeçarit i cili u gjet i vrarë në afërsi të Velesit.

Gjatë një konference për shtyp, Spasovski tha 5 persona janë të dyshuar, 3 prej të cilëve janë në paraburgim, i ati që po merret në pyetje dhe një jashtë shtetit.

“Që të dy personat edhe e mitura nga Shkupi dhe 74-vjeçari nga Velesi dje u gjetën nga policia të vrarë dhe të varrosur njëri në Shkup dhe tjetri në Veles. Masat e ndërmarra nga ana e policisë na sollën deri tek autorët e këtij krimi, ata janë privuar nga liria. Lidhur me dy rastet janë të dyshuar 5 persona, tre prej tyre janë në paraburgim, një është jashtë shtetit dhe personi i 5, babai i të miturës është arrestuar, është marrë në pyetje dhe po ndërmerren masa të tjera nga ana e Prokurorisë Publike. Organizatori kryesor dhe autori i aktit, pasi vrau vajzën me pistoletë, është arratisur”, tha Spasovski.

Ministri i Brendshëm u zotua se policia do të bëjë gjithçka të mundur për nxjerrjen para drejtësisë të autorit kryesor të krimit. Bëhet fjalë për personin me inicialet L.P nga Shkupi, i njohur gjerësisht si drejtues i lëvizjes “E treta”.

Do të bëjmë gjithçka që ky person apo kjo monstër sapo të shkel në tokën tonë, të vihet para drejtësisë”, ka thënë Spasovski.

Shefi i Punëve të Brendshme tha se motivi i dy vrasjeve ka qenë interesi, ndërsa në një rast është përfshirë edhe një person nga familja më e afërt e viktimës.

“Një prej personave, në marrëveshje dhe në dijeni, sipas konstatimeve fillestare, të një familjari ka organizuar ekzekutimin e krimit, me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e të miturës, nga të cilat të gjithë personat e përfshirë do të përfitojnë financiarisht”, tha Spasovski.

Nga ana tjetër prokurori Gavrill Bubevski tha se të gjithë të përfshirët në të dyja vrasjet janë identifikuar. Sipas tij, 14-vjeçarja është vrarë 3 orë ose ndoshta më pak se 3 orë pas zhdukjes së saj të hënën e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA