Identifikohen të miturit që u kthyen në tmerr për sigurinë e autobuzave të udhëtarëve në Durrës.
Katër fëmijë të moshës 12-13 vjecc nga zona e Shkallnurit, fshat pranë aksit rrugor Plepa-Shkëmbi i Kavajës, janë kapur dhe shoqëruar, bashkë me prindërit, nga policia e Durrësit në ambientet e komisariatit pas denoncimit të bërë për goditjen me gurë të autobuzave të linjës.
Pasi mbaronin mësimin të miturit e kishin kthyer në lojë goditjen me gurë të autobuzëve duke cenuar sigurinë e drejtuesve e pasagjerëve të tyre, si dhe shkaktuar dëme materiale për shkak të thyerjes së xhamave.
Pasi u është tërhequr vëmendja prindërve dhe të miturve për sjelljen e rrezikshme, ata janë lënë të lirë, ndërsa po vijojnë procedimet për të marrë dhe denoncimet zyrtarisht të shoferëve të autobuzëve, pasi ata kanë vijuar udhëtimin dhe pas incidenteve të pësuara.
Materialet pritet t’i kalojnë prokurorisë së Durrësit më pas, por mosha e të miturve e vështirëson procedimin penal të tyre.
Top Channel