Joao Felix vendos ndeshjen më të rëndësishëm të javës së 15 të “La Ligas”, Barcelona – Aletico Madrid, të zhvilluar në stadiumin olimpik të Barcelonës.
Ish-futbollisti i “Los Colchoneros”, shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 28-të.
Duhet theksuar se hëro për “blaugranat” ishte edhe portieri Pena, që shmangu të paktën në dy raste dy gola thuajse të sigurt.
Ishte në vëmendjen e opinionit publik, si ish i Atleticos dhe arrin të zhbllokojë ndeshjen mes Barcelonës dhe Los Colchoneros në Stadiumin Olimpik të Barcelonës.
Joao Felix hakmerret në njëfarë mënyrë ndaj Diego Simoenes, prej të cilit u largua nga Atletico, duke shënuar në minutën e 28-të në një pozicion shumë të vështirë, prirët me portën, 1-0.
Top Channel