Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ndërtuesin Fiqiri Farruku, duke e lënë në arrest shtëpie
Më 6 qershor të këtij viti ndaj Farrukut u caktua masa “arrest me burg”, por më 30 nëntor ndërtuesi i kërkoi gjykatës zëvendësimin e masës së sigurisë, nga arrest në burg në arrest shtëpie.
Fiqiri Farruku është ndërtuesi i pallatit 11-katësh pa dokumentacion në qendër të Durrësit, çështje për të cilën po hetohet ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit është ende në arrest me burg, pasi Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e tij për një masë më të lehtë sigurie më 16 nëntor. Dako kërkoi detyrim paraqitje, arrest shtëpie ose garanci pasurore, duke e konsideruar masën shtrënguese arrest në burg si të padrejtë.
Farruku, administrator i firmës së ndërtimit “Fakle” Sh.p.k., u akuzua për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin”.
Në qershor, Gjykata e Posaçme firmosi 10 urdhër arreste për Dakon dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Durrës, si edhe një biznesmen në fushën e ndërtimit. Procedimi penal ndaj tyre erdhi pas dy kallëzimeve. I pari ishte nga banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019, që akuzonin për vrasje të mbetur në tentativë.
SPAK zbuloi se pallatit i ishin shtuar pa leje 4 kate. Kallëzimi tjetër u dorëzua nga ish-Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri, mbi bazën e gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për një parregullsi në një procedure tenderi. Sipas KLSH, buxhetit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 180 milionë nga procedura e tenderimit për rehabilitimin e vijës bregdetare.
Top Channel