Akti normativ i Qeverisë/ Hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska, “listë e zezë” për udhëtimet në Europë
Një nënkomisar në Fier është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se ka favorizuar shpërndarësit e lëndëve narkotike.
Në njoftimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për punonjësin e Policisë së Shtetit me iniciale T. I. u vendos “Ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Ai dyshohet se nuk ka arrestuar shpërndarësit e lëndëve narkotike, duke i ofruar kështu favore.
“Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në DVP Fier, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Nga hetimet rezulton se Nënkomisari ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit. Ai dyshohet se ka favorizuar shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar, në rastet e flagrancës nga Policia e Shtetit”, vijon më tej njoftimi.
Top Channel