Izraelitët duket se janë të gatshëm t’i japin fund luftës në Gaza kur të plotësojnë objektivat e tyre.
“Lufta në Gaza mund të përfundojë edhe tani menjëherë, por ka dy kushte që nuk mund të negociohen”, kështu deklaroi Zëdhënësi i Qeverisë izraelite, Ofir Gendelman gjatë një konference për shtyp në Tel Aviv.
Ai tregoi se kushti i parë është lirimi i të gjithë të rrëmbyerve në Izrael pa asnjë përjashtim.
Kushti i dytë është dorëzimi i të gjithë udhëheqësve të Hamasit që do çojë sipas tij në çmontimin e organizatës terroriste.
Nga Tel Avivi u adresuan akuza ndaj Iranit. Zëdhënësi i Qeverisë izraelite, Ofir Gendelman lidhi sulmet në dy anije në Detin e Kuq me Iranin, duke u shprehur se “ky përshkallëzim përbën një kërcënim serioz për lirinë e trafikut detar ndërkombëtar dhe rajonal. Pra, kjo është bërë një çështje ndërkombëtare dhe jo izraelite”, tha Gendelman.
Top Channel