Aktivistja izraelite: Hamasi e planifikoi përdhunimin si armë lufte

04/12/2023 17:34

Hamasi kishte një plan të paramenduar për të përdorur dhunën seksuale si një armë lufte, ka thënë një aktiviste dhe avokate izraelite për të drejtat e grave.

Profesoresha Ruth Halperin-Kaddari tha se ajo pa pamjet e grave në disa vende, gjendja e të cilave dukej se ato ishin përdhunuar.

Ka pasur zemërim për vonesën e disa organeve të OKB-së për të pranuar pretendimet për mizoritë seksuale të Hamasit më 7 tetor.

Shkalla e dhunës seksuale të kryer nga Hamasi gjatë sulmeve të tetorit nuk është ende e qartë, por policia izraelite thotë se deri më tani ka mbledhur më shumë se 1500 dëshmi nga dëshmitarë dhe mjekë.

Fotografitë dhe pamjet e drejtpërdrejta të transmetuara nga militantët treguan natyrën e tmerrshme të sulmeve në festivalin Supernova.

Një sërë dhunimesh nga përdhunimet në grup deri tek gjymtimi seksual i viktimave të vrarë po hetohen nga policia.

“Kam parë një numër të dëshmitarëve okularë të dorës së parë, për shembull të një të mbijetuari që u fsheh në shkurre dhe pa një grua pranë saj duke u përdhunuar nga disa burra,” tha Prof Halperin-Kaddari për BBC.

Ajo tha se foli gjithashtu me një ndihmës mjek i cili mjekoi një grua, raportoi se ishte përdhunuar nga katër burra.

“Pashë pamjet dhe fotografitë nga shumë vendndodhje të trupave, gjendja e të cilëve shfaqte të njëjtin model gjymtimi dhe nuk linte asnjë dyshim se përdhunimi ishte kryer mbi këto gra përpara se ato të ekzekutoheshin”, tha ajo.

“Kjo nuk lë asnjë dyshim se një përqendrim i tillë i rasteve në një hark kohor relativisht të shkurtër – më pak se një ditë – në shumë lokacione, nuk mund të ishte nëse nuk kishte pasur një plan, paramendim, për të përdorur dhunën seksuale si një armë lufte”.

Hamasi i mohon këto abuzime. Një zyrtar, Basem Naim, tha për The Washington Post se grupi e konsideron “çdo marrëdhënie seksuale ose aktivitet jashtë martesës si plotësisht haram” – të ndaluar nga Islami.

Aktivistët izraelitë për të drejtat e grave dhe ligjorë u kanë bërë thirrje organizatave kryesore ndërkombëtare që të pranojnë publikisht raportet e dhunës me bazë gjinore, përfshirë dhunën seksuale, pas sulmeve të Hamasit.

Top Channel