Zyrtari i IDF: Forcat izraelite po luftojnë fort në Gazën jugore

03/12/2023 21:15

Një zyrtar ushtarak deklaroi se forcat izraelite po luftojnë fort dhe të përqëndruar në jug të Gazës. 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Herzi Halevi, raportoi se operacioni i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në jug të rajonit do të përputhet me ofensivën e mëparshme në veri.

“Ne luftuam fuqishëm dhe tërësisht në Rripin verior të Gazës, dhe po e bëjmë gjithashtu tani në Gazën jugore. Dje dhe sot eliminuam komandantët e brigadave, komandantët e kompanive, shumë operativë dhe dje në mëngjes filluam të njëjtin proces në Rripin jugor të Gazës, tha ai.

“Do të jetë me jo më pak forcë se kaq, do të jetë me jo më pak rezultate se kaq dhe komandantët e Hamasit do të takohen me IDF kudo në një mënyrë shumë, shumë të fortë. Dje dhe sot eliminuam komandantët e brigadave, komandantët e kompanive, shumë operativë dhe dje në mëngjes filluam të njëjtin proces në Rripin jugor të Gazës”, shtoi më tej zyrtari i IDF-së.

Gjatë ditës së sotme Izraeli urdhëroi më shumë evakuime në qytetin e Gazës dhe rreth saj, ndërsa ofensiva e ushtrisë u zhvendos në gjysmën jugore të territorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA