Tiranë/ U konfliktua në banesë me kunatin, paraqitet në spital me plagë 57-vjeçari

03/12/2023 17:32
Foto ilustruese

Një 57-vjeçar është paraqitur në spitalin e QSUT-së për ndihmë mjekësore pas konfliktit që ka pasur në banesë me kunatin e tij.

I lënduari me iniciale S. H., banues në lagjen “Kodra e Priftit” në Tiranë, ka mbetur i lënduar në dorë me një mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur këtë të diel gjatë mesditës. Ndërsa i përfshirë është edhe kunati 57-vjeçar me iniciale S. T.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA