Makina përplaset me shtyllën në Shkodër/ Plagosen tre të reja, 27-vjeçarja nxirret nga makina pas disa orësh! Pamje të rënda

03/12/2023 17:30

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50 në fshatin Zues të Shkodrës, ku një makinë është përplasur me shtyllën elektrike duke lënë të plagosura tre vajza.

Shoferja 27-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte, duke u përplasur më pas me shtyllën elektrike dhe si pasojë ka mbetur e dëmtuar bashkë me dy pasagjeret.

Fillimisht u nxorën nga makina dy passgjerët, kurse 27-vjeçarja u nxor pas disa orësh përpjelje nga ekipet zjarrfikëse.

Dy zjarrfikëse, ambulanca dhe punonjës të OSHEE-së ndodhen në vendngjarje, ndërsa aksidenti ka krijuar trafik të rëndë.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se nga përplasja e fortë me shtyllën makina është shkatërruar plotësisht.

Shoferja Eriselda Gucia sipas mjekëve ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe ka nevojë për gjak. Ndërsa dy vajzat e tjera 21 vjeç, me iniciale A. D. dhe B. G. janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit të rëndë.

“Rreth orës 14:50, në fshatin Zues, shtetasja E. G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe. “Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për aksidentin e ndodhur në fshatin Zues, për një automjet që ishte përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës, ju informojmë se shtetasja E. G., është nxjerrë nga automjeti nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë, dhe është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë së Shkodrës.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA