Interi triumfon bindshën në Napoli dhe rimerr kreun e renditjes

03/12/2023 22:41

Interi triumfon bindshëm 0-3 ndaj Napolit në “Diego Armando Maradona” dhe rikthehet në krye të renditjes, duke u dërguar një tjetër sinjal rivalëve, se mbetet pretendentja kryesore për titullin.

Një javë pas barazimit ndaj Juventusit në Torino,zikatlrit bëjnë detyrën në Napoli, duke shënuar tre herë dhe duke marrë tre pikët që e ngjitin në krye me 35 pikë në total.

Forma e shkëlqyer e Sommer dhe golat e Calhanoglu në fundin e pjesës së parë dhe Barellës e Thuram në të dytën, vulosën suksesin zikaltër dhe humbjen e parë në kampionat për Walter Mazzarrin në stolin e Napolit.

Napol-Inter  0-3  (Calhanoglu  44′, Barella 62′, Thuram 85′ )

85’ – Gooooool. Marcus Thuram devijon në rrjetë një pasim fantastik të Cuadrados dhe shënon golin e tretë për Interin, duke vulosur sukses

62’ – Gooooool. Barella dyfishon shifrat për Interin. Aksion mjaft i bukur i zikaltërve me Lautaron që shërben në qendër për mesfushorin italian, i hyn mes dy mbrojtësve dhe dërgon sferën në rrjetë.58’ – Osimhen hyn në zonë dhe kërkon një penallti. Arbitri vazhdon lojën dhe Kvaratskhelia i shkon pranë barazimit, por grushton Sommer në këndore.

44’ – Goooooool. Hakan Calhanoglu shënon një gol spektakolar nga jashtë zonës, duke mbyllur mjaft bukur një aksion perfekt të zikaltërve. Interi në avantazh në “Diego Armando Maradona”…

36’ – Traversa shpëton Interin. Politano lëshon një goditje mjaft të bukur nga distanca, por travsersa shpëton Interin dhe Sommerin.

27′ – Pranë golit edhe Luataro, që shërbehet mirë nga Dumfries, por Rrahmani ndërhyn në momentin e fundit dhe devijon në këndore…

19′ – Kërcënon Napoli me Elmas, por reagon mjaft mirë Sommer dhe grushton, ndërsa më pas Dumfries largon rrezikun

12’ – Interi gjen golin me Thuram, pas një kombinimi mjaft të bukur me Lautaron, por VAR-i ndal festën zikaltër për një pozicion jashtë loje…

Dy trajnerët kanë ndarë mendjen për formacionet, me Mazzarrin që ka spostuar brazilianin Nathan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Inzaghi i beson 11-shes së tij të zakonshme.

Formacionet zyrtare:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA