Veliaj publikon pamjet nga rruga e re që të shpie te Liqeni i Çekrezës

02/12/2023 10:22

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamjet e rrugës së Çekrezës në Zall Herr, një aks rural që të shpie në liqenin e Çekrezës dhe më tej lidhet me Niklën.

“Mirmëngjes! Dhe me këto pamje të rrugës së re te  Liqeni i Çekrezës, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Veliaj.

Përfundimi i këtij aksi pritet të rrisë edhe zhvillimin ekonomik të zonës, pasi jo verëm i afron më shume me tregjet, por e kthen zonën dhe në një atraksion më të lehtë për t’u eksploruar nga turistët vendas dhe të huaj. Pas këtij investimi, Bashkia e Tiranës synon të ndërtojë edhe një tjetër aks të rëndësishëm për banorët e zonës, atë që lidh Zall Herrin me Rrugën e Arbrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA